Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës godasin rrjetin e drogës në Ferizaj: Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substanca narkotike, arrestohen dy të dyshuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike. Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.
Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Mes tjerash, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin. /Lajmi.net/