Prokuroria Speciale deklarohet rreth aksionit të madh kundër narkotikëve: Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit
Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion të madh në tri lokacione të vendit lidhur me trafikimin e substancave narkotike dhe krimeve kibernetike. Ky operacion i madh Policor është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi, Baki Kelani tha për lajmi.net se sot herët është realizuar një operacion i suksesshëm…

Lajme
Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion të madh në tri lokacione të vendit lidhur me trafikimin e substancave narkotike dhe krimeve kibernetike.
Ky operacion i madh Policor është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi, Baki Kelani tha për lajmi.net se sot herët është realizuar një operacion i suksesshëm policor në disa lokacione.
“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Për rastin janë deklaruara edhe nga Prokuroria Speciale ku për lajmi.net thanë se me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike.
Gjithashtu u bë e ditur se ky aksion i madh policor është zhvilluar në disa lokacione por pa dhënë detaje shtesë.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Lajmi.net.
Ndërkaq, sot gjatë ditës pritet të dalin detajet e reja lidhur me këtë aksion që filloi sot në mëngjes./Lajmi.net/