Prokuroria, Policia dhe AKI shpalosin detajet e fundit nga aksioni ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë narkotikë (heroinë)
Prokuroria Speciale bashkë me Agjencinë për Inteligjencë kanë realizuar një hetim dhe aksion të gjerë më pas të bashkërenduar nga policia e Kosovës. Nga ky aksion janë gjetur dhe sekuestruar mbi 37 kilogramë heroinë. Nga ky rast janë arrestuar pesë persona, ndërsa operacioni lidhet me një grup të dyshuar ndërkombëtar të drogës, raporton lajmi.net. Sipas…
Lajme
Prokuroria Speciale bashkë me Agjencinë për Inteligjencë kanë realizuar një hetim dhe aksion të gjerë më pas të bashkërenduar nga policia e Kosovës.
Nga ky aksion janë gjetur dhe sekuestruar mbi 37 kilogramë heroinë.
Nga ky rast janë arrestuar pesë persona, ndërsa operacioni lidhet me një grup të dyshuar ndërkombëtar të drogës, raporton lajmi.net.
Sipas informacioneve të para vlera e 37 kilogramëve heroinë është vlerësuar të jetë rreth 550 mijë euro.
Në lidhje me rastin është deklaruar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla.
Ai tha se edhe një grup kriminal ndërkombëtar është goditur falë punës profesionale dhe angazhimit të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”,deklaroi ai.
Pas pak pritet që Prokuroria të jap edhe detajet shtesë në lidhje me gjithë aksionin./Lajmi.net/
