Prokuroria po e trajton rastin e publikuar nga lajmi ku Xhelal Sveçla u përball me zyrtarin e LDK-së
Prokuroja Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet është pyetur edhe në lidhje me videon e publikuar sot nga lajmi.net në lidhje me përballjen që pati ministri në detyrë, Xhelal Sveçla me zyrtarin e LDK-së që po barte një setër me logo të LDK-së. Me këtë rast Prokurorja u pyet nëse ka të bëjë rasti me…
Lajme
Prokuroja Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet është pyetur edhe në lidhje me videon e publikuar sot nga lajmi.net në lidhje me përballjen që pati ministri në detyrë, Xhelal Sveçla me zyrtarin e LDK-së që po barte një setër me logo të LDK-së.
Me këtë rast Prokurorja u pyet nëse ka të bëjë rasti me shkelje apo jo.
“Të jemi të qartë, disa raste kanë të bëjnë me çështje të cilat bien në kompetencë tek Prokuroi e disa janë administrative. Të jeni të bindur se për të gjitha këto raste i gjithë ky staf i monitorin edhe mediat, edhe prononcimet e liderëve të ndryshëm qofshin ato të subjekteve politike apo jashtë. E çdo informatë që marrim ne reagojmë në kohë reale, ne kemi prokurorë edhe në stacione policore që reagojnë bashkë me hetues. Sepse koordinimi jonë me stafin që kemi e ka obligative që prokuroi i shtetit bashkë me hetuesit të reagojnë menjëherë”,deklaroi ajo, shkraun lajmi.net.
Prokurorja Pula po ashtu tha se “Rasti specifik është trajtuar”, por deklaroi se detajet do të jepen në fund të ditës.
“Po është trajtuar dhe do të dalim me një komunikatë për media se çka do të ndodhë”.
“Në fund të orarit e në përfundim të procesit do të dalim me komunikata ku ka të bëjë me rast të ndjekjeve penale. Nuk mund të them a ka elemente të tilla të veprës penale, pasi është duke u trajtuar. Prokurorit i duhet të marrë inforamta shtesë, s’mudn të japim komuniakta me hamendje e të tërhiqemi pastaj. Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos për zgjedhje e për persona publik”/Lajmi.net/
https://www.facebook.com/reel/834058443129839