Prokuroria nisi hetimet për Martin Berishajn, regon Çitaku: Unë nuk e di edhe çka duhet me ba ai për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nisi hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje. “Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nisi hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.
“Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit? Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka shkruar edhe për inststimin e kryeministrit Albin Kurti, se marrdhëniet me SHBA-në janë të mira, pavarësisht se pavarësisht se emisari amerikan, Richard Grenell, tha se Kurti është politikan jo i besueshëm dhe siç tha ai po mashtron kosovarët kur pretendon se raportet Kosovë-SHBA janë të mira.
“E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë. Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq.Po një e di, Kosova mundet #MaMirë. Kosova meriton #MaMirë”, ka shkruar Çitaku.