Prokuroria nis hetimet për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet pas rrahjes së djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Lajme
Djali i Rashiq është sulmuar dje nga afro 30 persona, derisa po dilte nga shkolla në fshatin Llapnasellë të komunës së Graçanicës. Për këtë rast janë arrestuar tetë persona, në mesin e tyre edhe një i mitur.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj ka konfirmuar për lajmi.net se ndaj këtij incidenti tashmë kanë nisur hetimet.
Ulaj tha Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me ketë rast.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hetuar rastin, në drejtim të veprës penale “Pjesëmarrja në rrahje”. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me ketë rast”, ka thënë ajo.
Për rrahjen e djalit të Rashiq ka pasur reagime të shumta mbrëmë, madje ky sulm është cilësuar edhe si politik. /Lajmi.net/
LEXO EDHE: