Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy të dyshuarve të cilët rrëmbyen një person në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.K dhe B.S për veprën penale “Rrëmbimi”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se, sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë,  nën kanosje për vrasje ose dëmtim…

Lajme

01/04/2025 15:25

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.K dhe B.S për veprën penale “Rrëmbimi”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se, sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë,  nën kanosje për vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetin, marrin vikamën, D.K, me qellim që mos ta lirojnë derisa t’i nxjerrin paratë, gjegjësisht derisa të ju kthej borxhin, vëllai i viktimës K.K, që ua kishte të pandehurve shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të pandehurit A.K dhe 2000 (dymijë) euro të pandehurit B.S, derisa ditën kritike e urdhërojnë viktimën të futet në veturën e tyre dhe nisen në drejtim të Prishtinës, duke ju drejtuar me fjalët  “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan paret, ose të qojmë në Shalë të Bajgores dhe e dimë se çfarë bëjmë me ty”, mirëpo, viktima D.K arrin që ta njoftoj shokun e tij, të cilit i tregon se është i rrëmbyer dhe pas bashkëpunimit mes policisë së Pejës dhe atyre të Podujevës, të pandehurit arrihen që të lokalizohen në fshatin Lupç të Komunës së Podujevës dhe të arrestohen.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë. /Lajmi.net/