Prokuroria ngrin mbi 10 milionë euro pasuri në rastin “Prona e Veternikut”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrirë pasuri në vlerë mbi 10 milionë euro në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për 7 hektarë tokë që dyshohet se është përfituar përmes veprave penale. Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë ndaj të pandehurve A.G, Y.H dhe M.G, ndërsa është…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrirë pasuri në vlerë mbi 10 milionë euro në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për 7 hektarë tokë që dyshohet se është përfituar përmes veprave penale.
Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë ndaj të pandehurve A.G, Y.H dhe M.G, ndërsa është zgjeruar hetimi edhe për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Deklarime të rreme”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata ndalimin e çdo veprimi juridik mbi pronën deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, gjatë zhvillimit të hetimeve me datë 13.10.2025 ka ngrirë pasuri në vlerë mbi 10 milion euro duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë dhe ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.
Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale. Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së.
Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e rasteve me përkushtim maksimal.