Prokuroria në Mitrovicë nis hetimet për zjarrvënien e qëllimshme të shtëpisë në veri të Mitrovicës

Një shtëpi e rindërtuar nga Qeveria për një shqiptar në veri të Mitrovicës, është djegur sot gjatë mesnatës pasi janë hedhur koktej molotovi. Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. “Rreth ores 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrulim ka verejt Tym tek një…

Lajme

17/09/2024 14:18

Një shtëpi e rindërtuar nga Qeveria për një shqiptar në veri të Mitrovicës, është djegur sot gjatë mesnatës pasi janë hedhur koktej molotovi.

Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Rreth ores 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrulim ka verejt Tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hymjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri eshte fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësu dera e hymjes së kësaj shtëpie. Dyshojm se kemi të bëjm me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktu nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimt apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë ai.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës e ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është zjarrvënie derisa ka njoftuar se kanë filluar hetimet.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është kualifikuar si “Zjarrvenie”, në bashëpunim me policinë janë duke u ndermarrë veprime që të sigurohen provat dhe të zbardhet rasti”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Për djegien e kësaj shtëpie të rindërtuar nga Qeveria kanë reaguar edhe akterët kryesorë të Qeverisë.

Kurti u shpreh se kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dëmi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar për dëmin ndërsa ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja. Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/