Prokuroria në Gjilan: Në vitin 2024 kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga…

Lajme

28/01/2025 10:10

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

“Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve.Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se prokuroria mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.