Rasti u inicua si “trafikim me njerëz”: Prokuroria në Gjilan autorizon Policinë për hetim ndaj rastit të gruas së dhunuar në Lipjan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka reaguar pas publikimit në Facebook të një gruaje e cila u raportua se kishte probleme mendore dhe po dhunohej fizikisht e seksualisht në vazhdimësi. Prokuroria përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale, shkruan lajmi.net.…

Lajme

12/02/2025 09:20

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka reaguar pas publikimit në Facebook të një gruaje e cila u raportua se kishte probleme mendore dhe po dhunohej fizikisht e seksualisht në vazhdimësi.

Prokuroria përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale, shkruan lajmi.net.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo është dhunuar fizikisht nga një person i familjes së saj, pasi rasti është cilësuar si “dhunë në familje.
“Lipjan  09.02.2025-13:17. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raportin e Policisë. /Lajmi.net/
Komunikata e plotë e Prokurorisë: