Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet G.B., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera…

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet G.B., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, më datë 08.09.2025 rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që patrulla e policisë kufitare nga SPMK-Ponoshec, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën me targa …., të cilin po e drejtonte i pandehuri i cili kishte ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 brenda në automjet janë gjetur dy qese narkotiku e dyshuar të llojit marihuanë të fshehura në bagazhin e automjetit në peshë prej 1kg e 048 gram dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë prej 1.77 gram, sasia e narkotikut, automjeti, 246 Euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga zyrtarët policor.
Në njoftimin e Prokurorisë po ashtu bëhet e ditur se me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.
“I pandehuri që nga data 8 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet tutje në njoftim.