Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.S., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja në tentativë”. Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se, ekziston dyshimi i  bazuar se me datë 24 tetor 2025 ,rreth orës…

Lajme

30/10/2025 16:05

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.S., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja në tentativë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se, ekziston dyshimi i  bazuar se me datë 24 tetor 2025 ,rreth orës 19:55, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, te Stacioni i autobusëve, i pandehuri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, dhe me tu takuar në Stacionin e autobusëve, paraprakisht kishte siguruar një mjet të mprehtë-thikë, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo dëmtimin e shëndetit, ku fillimisht e ofendon me fjalë banale të dëmtuarin, e më pas e godet  dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, për çka i njëjti si pasojë e këtyre goditjeve pëson lëndime të rënda trupore, e për ato lëndime posedon edhe raport mjekësor të datës 24.10.2025, lëshuar nga Spitali i Përgjithshëm, Qendra Emergjente në Ferizaj, e për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore i njëjti transferohet menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, me çka kreu veprën penale ‘Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Lajmi.net/