Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Klinë. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka thënë se sot pritet të mbahet seanca e procedurës paraprake. “Prokuroria Themelore ne Peje, Departamenti i Krimeve…

Lajme

22/03/2026 16:11

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se sot pritet të mbahet seanca e procedurës paraprake.

“Prokuroria Themelore ne Peje, Departamenti i Krimeve te Renda ka parashtruar kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ndaj personit te pandehur per vepren penale “Vrasje e rende”. Seanca e procedures paraprake pritet te mbahet sot pasdite”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Bokshiq të Klinës.

Atë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se njësitet policore dhe Prokuroria po vijojnë hetimet.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi. /Lajmi.net/