Prokuroria ka të drejt të kërkoj asistencë profesionale që ta hap telefonin e Pecit, nëse është e bindur që në të ka prova
Gjatë ditës së djeshme u raportua që ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka refuzuar të ua tregoj kodin e telefonit Prokurorisë. Telefoni i është konfiskuar Pecit në lidhje me hetimet që po bëhen për kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore, ku ministri është një nga të dyshuarit, shkruan lajmi.net Në lidhje me çështjen e refuzimit…

Lajme
Gjatë ditës së djeshme u raportua që ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka refuzuar të ua tregoj kodin e telefonit Prokurorisë.
Telefoni i është konfiskuar Pecit në lidhje me hetimet që po bëhen për kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore, ku ministri është një nga të dyshuarit, shkruan lajmi.net
Në lidhje me çështjen e refuzimit të Pecit për të treguar kodin e telefonit, lajmi.net ka kontaktuar avokatin e njohur, Kujtim Kerveshi.
Ai tha se Peci nuk e ka asnjë detyrim që t’i jep kodin e telefonit.
“Subjekti nuk ka asnjë detyrim te jap kodin e telefonit. Një detyrim i tille nuk përcaktohet shprehimisht në asnjë normë”, tha avokati.
Tutje, Kerveshi tha se Prokuroria mund të provoj të hap telefonin përmes mjeteve konvencionale.
“Prokuroria përmes departamenteve te specializuara policore te përfshira ne hetim te kësaj fushe të teknologjisë mund të provoj të hap telefonin përmes mjeteve konvencionale duke qene se besoj se të njëjtin kane vendim për sekuestrimin e telefonit ne fjalë. Telefoni si send i sekuestruar është ne zotërim te organit hetues.”, u shpreh avokati.
Sipas tij, prokuroria ka të drejtë të kërkoj asistencë profesionale për hapjen e telefonit, nëse është e bindur se në të ka prova.
Në rastin në fjalë prokuroria ka drejt të kërkoj asistencën profesionale qe i njëjti te hapet nëse është e bindur se telefoni si mjet komunikimi ka prova me te cilat prokuroria vërteton fillimisht dyshimin e bazuar e me pastaj, ka mundësi te vërtetoj edhe dyshimin e bazuar mire.”, përfundoj avokati Kerveshi. /lajmi.net/