Prokuroria e shtetit ngre 49 aktakuza për 24 orë
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar.

Lajme
Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar njëzet (20) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. /Lajmi.net/