Prokuroria e pranon gabimin në dosjen përfundimtare: Vendosëm Krasniqin në “kërcënimet” që kishte bërë Thaçi

Prokurori Matt Halling pranoi se në dosjen e tyre përfundimtare kishin vendosur Jakup Krasniqin në pretendime se ka kryer kërcënime në vend se ta vendosnin Hashim Thaçin. “Mbrojtja e Thaçit në transkript… kishte gjetur një gabim në dosjen tonë përfundimtare ku gabimisht kishim vendosur kontributin e Krasniqit dhe e kishim gabuar me kërcënimet që kishte…

Lajme

16/02/2026 17:19

Prokurori Matt Halling pranoi se në dosjen e tyre përfundimtare kishin vendosur Jakup Krasniqin në pretendime se ka kryer kërcënime në vend se ta vendosnin Hashim Thaçin.

“Mbrojtja e Thaçit në transkript… kishte gjetur një gabim në dosjen tonë përfundimtare ku gabimisht kishim vendosur kontributin e Krasniqit dhe e kishim gabuar me kërcënimet që kishte bërë Thaçi. Domethënë, nuk duhet të kishim thënë që ishte kontribut që e ka bërë Krasniqi”, tha Halling.

Halling tha se nuk duan të thonë që s’bëjnë gabime kur përfshijnë persona lidhur me kontributet e tyre, por shtoi se nuk mund të zhbëhet asnjë prej provave gjyqësore që kanë.

“Ne, nuk duam të themi që ne nuk bëjmë asnjë gabim asnjëherë kur përfshijmë personat individualisht lidhur me kontributin. Megjithatë, nuk mund të zhbëjmë të gjitha provat gjyqësore që kemi”, u shpreh ai.

Mirëpo, përpara kësaj, Halling tha se Krasniqi ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm sikurse të gjithë të akuzuarit e tjerë.

“Jakup Krasniqi ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm sikurse të gjithë të akuzuarit”, tha ai.

Prokurori tha se të akuzuarit zgjodhën që të jenë pjesë e Shtabit për një periudhë të gjatë kohore, ndërkohë që po ndodhnin krime për të cilat ngrihen edhe akuzat në këtë çështje gjyqësore.

“Zgjodhën të ishin pjesë e Shtabit të Përgjithshëm për një periudhë të gjatë kohe ndërkohë që krimet për të cilët ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, vijonin të kryheshin në përputhje me komunikimet, urdhrat dhe vendimet e Shtabit të Përgjithshëm”, tha Prokurori.

Ai shtoi se ajo që ka bërë Shtabi i Përgjithshëm ka qenë përgjegjësi individuale.

“Ajo që bëri Shtabi i Përgjithshëm sigurisht që ka përgjegjësi individuale. Të akuzuarit nuk kanë pse të identifikohen me emra në secilën provë të vetme që kemi ne për të dalë në përfundimin se kanë dhënë kontribut kriminal”, tha ai.

Ai tha se nuk është e veretë që janë fokusuar vetëm në provat inkriminuese dhe se kanë shpërfillur provat shfajësuese.