Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari
Prokuroria Themelore në Pejë, po vazhdon angazhimet në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Gjatë periudhës janar-mars 2026 ata kanë njoftuar se kanë realizuar një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme. “Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar gjithsej: 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, po vazhdon angazhimet në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Gjatë periudhës janar-mars 2026 ata kanë njoftuar se kanë realizuar një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme.
“Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar gjithsej:
- 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo përfituar nga aktivitete të kundërligjshme;
- 49 kg ari,
- 622 gram diamante,
- 424 gram argjend;
- Shuma të konsiderueshme parash të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë:
13,145 €, 2,320 CHF, 2,400 USD, 1,100 CZK, si dhe 2,900 SEK, 470 GBP, 200 RWF dhe 200 ALL”, ka njoftuar Prokuroria në Pejë.
Prokuroria në Pejë ka thënë se këto rezultate janë arritur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për parandalimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre.
“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: