Prokuroria e Ferizajt ka ngritur 231 aktakuza për dhunë në familje gjatë 2024-ës, 214 viktima gra e 61 burra
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se gjatë 2024-ës, kanë pranuar kallëzime penale kundër 275 personave për “Dhunë në familje”. “Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një (231) akte akuzuese…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se gjatë 2024-ës, kanë pranuar kallëzime penale kundër 275 personave për “Dhunë në familje”.
“Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një (231) akte akuzuese për veprën penale të dhunës në familje dhe dyqind e katërmbëdhjetë (214) viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe gjashtëdhjetë e një (61) të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë vitit 2024, janë parashtruar 56 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.