Prokuroria: Do ta hetojmë nëse prokurorja që thirri Lirim Mehmetajn ka tejkaluar kompetencat e saja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë në lidhje me thirrjen që i është bërë gazetarit Lirim Mehmetaj për paraqitje shkaku i një kallëzimi penal që ka bërë deputeti i VV-së, Dimal Basha kundrejt tij. Prokuroria thotë se ka përcjellë me vëmendje debatin e zhvilluar, duke thënë se veprimet e ndërmarra janë në drejtim të…

Lajme

06/03/2024 10:40

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë në lidhje me thirrjen që i është bërë gazetarit Lirim Mehmetaj për paraqitje shkaku i një kallëzimi penal që ka bërë deputeti i VV-së, Dimal Basha kundrejt tij.

Prokuroria thotë se ka përcjellë me vëmendje debatin e zhvilluar, duke thënë se veprimet e ndërmarra janë në drejtim të trajtimit të kallëzimit penal, shkruan lajmi.net.

“Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin”, tha prokuroria.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përcjellë me vëmendje debatin e zhvilluar në opinionin publik lidhur me çështjen e gazetarit L.M.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar Kallëzim penal privat kundër L.M. nga pala e dëmtuar D.M.

Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit.

Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin.

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi. /Lajmi.net/