Prokurori Tieger: Shtabi i Përgjithshëm jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve

Alan Tieger, njëri prej prokurorëve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë është duke vazhduar deklarimin e tij. Tieger tha gjatë fjalës përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi “u bënë bashkë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ata vepronin në…

Lajme

09/02/2026 12:23

Alan Tieger, njëri prej prokurorëve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë është duke vazhduar deklarimin e tij.

Tieger tha gjatë fjalës përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi “u bënë bashkë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ata vepronin në mënyrë kolektive”.

E tutje, prokurori Alan Tieger foli, siç pretendon ai, vrasjeve dhe torturimeve të personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.

Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.

Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.

Gjithashtu ai deklaroi se Shtabi i Përgjithshëm shprehte asokohe krenari për gratë e liruara.

“Mburrja për lirimin e grave në fakt ngreh pyetje për atë që i ka ndodhur burrave dhe siç mund të shihet përgjegjësia e Shtabit të Përgjithshëm për këtë tregohet…Thaçi dhe Veseli nuk thanë për çfarë ndalimesh bëhej fjalë, pro në fakt u dhanë premtime se UÇK-ja do të respektonte gjenezën .Siç u përmend, në fakt mburreshin se si i kishin liruar gratë. Në këtë periudhë shënjëstrimi dhe keqtrajtimi i kundërshtarëve ishte edhe me shenja dalluese të Shtabit të Përgjithshëm”,deklaroi ai.

Gjithashtu Tieger deklarohet edhe në lidhje me provat e tjera ndër të tjerash për disa të marra nga shtëpia e Rexhep Selimit.

Prokurori deklarohej për rëndësinë që thuhej se kishte ish-Komandanti Remi.

“Edhe këtë herë bëhet fjalë për diskutimin e luftës speciale për të cilën Remi siguron se ishte nën kontroll. Propagandat e Speciales nuk janë të pranishme”.

Në këtë deklarim Prokurori përmendi edhe Latif Gashin.

“Vlerësojmë këto shënime të mbajtura nga z.Selimi dhe është e qartë se inspektimet e këtij lloji ai i ka bërë në mënyrë të rregullt dhe në një kohë kur dihet se ka bërë këto vizita. Remi në mënyrë të pagabueshme bisedon me një anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e Gashi pyet se kishte dyshime se ju në thojza keni bashkëpunuar me një të liruar e kjo pasqyronte lirimin nga ana e Selimit pasi ishte i pari që kishte trajtuar çështjen”, vazhdon Prokurori.

Stili dhe shkrimi sipas tij është i ngjashëm me të tjerat e konteksti e bën të qartë se është shkrimi i tij.

Më tutje, prokurori Tieger foli në lidhje me dokumentet ku thuhet se bëhet fjalë për emra dhe dokumente të cilat s’do të duhej të publikoheshin në transmetim./Lajmi.net/