Prokurori Pace përsërit që dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes nuk kishin shumë informacion: Komunikatat mund t’i kenë anashkaluar

Prokurori James Pace, sot në Gjykatën Speciale në Hagë po i vazhdon parashtrimet e Prokurorisë. Ai ka thënë se disa prej ndërkombëtarëve që kanë dëshmuar janë thirrur si dëshmitarë nga Thaçi, shkruan lajmi.net “Në përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin që kishte të bënte me kufizimin që kanë pasur këta dëshmitarë të mbrojtjes, javën e…

Lajme

16/02/2026 15:59

Prokurori James Pace, sot në Gjykatën Speciale në Hagë po i vazhdon parashtrimet e Prokurorisë.

Ai ka thënë se disa prej ndërkombëtarëve që kanë dëshmuar janë thirrur si dëshmitarë nga Thaçi, shkruan lajmi.net

“Në përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin që kishte të bënte me kufizimin që kanë pasur këta dëshmitarë të mbrojtjes, javën e shkuar avokati i Thaçit tha që të gjithë kanë pas dijeni për të gjitha komunikatat.  Kjo nuk reflekton qartë dokumentacionin e çështjes”, ka thënë Pace.

Ai ka komentuar dëshmitë e këtyre dëshmitarëve për komunikatat.

“Clark tha që nuk kishte parë asnjë dokument të UÇK-së. Williams e pranoi që para Rambujesë nuk kishte parë asnjë dokument të lëshuar nga UÇK. Duncan pavarësisht që tha se kishte parë shumë deklarata, ai tha që nuk kishte parë asnjë deklaratë që kishte të bënte me ekzekutimin e bashkëpunëtorëve dhe tradhtarëve të kombit.  Dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes, si James Rubin anashkaluan deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë”, ka thënë Pace.

Ai ka thënë se gjithashtu dëshmitarët e mbrojtjes ose nuk kanë pas çasje në këto dokumente, ose kanë pas çasje por nuk i kanë parë, ose thjeshtë i kanë anashkaluar. /Lajmi.net/