Prokurori i Shtetit kërkon paraburgim për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me Bitcoina
Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me Bitcoina. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. “Iu konfirmojme se Prokurori i Shtetit, ne gjykaten kompetente, ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ndaj pese (5) te pandehurve,…
Lajme
Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me Bitcoina.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Iu konfirmojme se Prokurori i Shtetit, ne gjykaten kompetente, ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ndaj pese (5) te pandehurve, per shkak te vepres penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-se”, ka thënë Ulaj për lajmi.net.
Aksioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme në pesë lokacione në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti ku pesë persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
“B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse”, u tha gjatë ditës së djeshme në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria dhe Policia.