Prokurori i Shtetit deri në këto momente ka ndaluar tre persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se rreth 80 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial, kanë punuar dhe po punojnë ende për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës së sotme, për balotazh. Përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit…
Lajme
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se rreth 80 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial, kanë punuar dhe po punojnë ende për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës së sotme, për balotazh.
Përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm dy raste paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.
Rasti i parë është iniciuar në komunën e Fushë Kosovës, ku janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 i Kodit penal të Republikës së Kosovës. Të dy personat me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, rasti i dytë është iniciuar në komunën e Klinës, kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Cenim i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit. Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje.”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.