Prokurori i EULEX-it i kërkoi falje kryeprokurorit Lumezi: Akuzat i dëgjova nga thashethemet

Prokurori i EULEX-it, Heikki Wendrof, i cili përmes një letre dërguar presidentes Atifete Jahjaga, kishte akuzuar Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, për përfshirje në vrasje dhe korrupsion, i ka kërkuar falje këtij të fundit.

Lajme

24/04/2015 19:58

Wendrof, i cili tani po hetohet nga EULEX-it për këtë letër, në kërkimfaljen drejtuar kryeprokurorit Lumezi, i ka thënë se këto akuza i kishte dëgjuar nga thashetheme të rrugës.

Këtë e ka konfirmuar për RTV21, edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Prokurori Wendrof, këtë letër ja kishte dërguar presidentes Jahjaga, derisa pritej që ajo të dekretonte Lumezin si Kryeprokuror të Shtetit. (lajmi.net)