Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Flet Valdete Daka

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka folur për situatën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe atë se çfarë pritet të ndodhë pas 4 tetorit, kur përfundon mandati i saj në këtë pozitë. Daka tha në emisionin “Kosova Today”, se Haxhiu nuk merr një mandat të ri gjashtëmujor, pasi bëhet fjalë për rikthimin…

Lajme

10/09/2026 14:15

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka folur për situatën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe atë se çfarë pritet të ndodhë pas 4 tetorit, kur përfundon mandati i saj në këtë pozitë.

Daka tha në emisionin “Kosova Today”, se Haxhiu nuk merr një mandat të ri gjashtëmujor, pasi bëhet fjalë për rikthimin e saj në të njëjtin rol dhe jo për zëvendësimin e një presidenti të ri.

“Për mua, si juriste, është e qartë. Janë vetëm gjashtë muaj ku mund të zëvendësohet presidenti apo presidentja, jo ushtruesi i detyrës së presidentit. Znj.Haxhiu ka qenë ushtruese e detyrës së presidentes dhe tash është zgjedhur kryetare e Kuvendit dhe përsëri kthehet në rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit”.

“Mirëpo ajo nuk merr mandat prej gjashtë muajve, sepse ajo nuk po e zëvendëson presidentin, ajo po e zëvendëson në fakt vetveten, po e zëvendëson ushtruesen e detyrës së presidentit. Janë vetëm gjashtë muaj nga momenti kur ajo ka filluar”, ka deklaruar Daka në Klan Kosova.