Prokuroja e Prokurorisë Speciale e turpëruar nga kolegët e saj (Video)

Përfshirja e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në afera korruptive dhe neglizhenca e zgjidhjes së rasteve nga disa prokurorë po e bënë të ndihen keq Prokuroren e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari.

Lajme

15/09/2015 12:08

Ajo ka kritikuar kolegët e saj prokurë e gjykatës për mos efikasitet dhe përgjegjësi në punë.

Hjadari  e cila ishte e pranishme në publikim e hulumtimit nga Lëvizja Fol dhe Ambasada Britanike në Prishtinë , “Vlerësimi i Nivelit të Korrupsionit dhe Shërbimeve Publike në Kosovë”, tha se  ky institucion është i lodhur me prokurorët të cilët kryejnë hetimet nga zyrat dhe restorantet.

“Edhe ne jemi të turpëruar me përfshirjen e zyrtarëve te sistemit te drejtësisë ne raste korruptive. Jemi te lodhur me ata qe me shumë i kushtojnë rendësi pamjes se tyre se sa punës. Jemi te lodhur me ata prokurorë  qe hetimet i kryejnë nga zyrat apo restorantet”, k a thënë Hajdari, transmeton lajmi.net.

Ajo duke komentuar të gjeturat e raportit të Lëvizjes “Fol”, është fokusuar të numërimi i vogël i qytetarëve që raportojnë rastet e korrupsionit në gjykata.

Por, Hajdari për këtë ka thënë se është problem edhe ligji, pasi në bazë të tij, qytetarët e përfshirë në korrupsion, edhe nëse lajmërojnë rastet ndëshkohen.

Ajo ka propozuar që ky ligj të rishikohet. Sipas saj  besueshmëria e vogël e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë është shqetësuese.

“Është shqetësuese mos besimi i qytetarëve ndaj organeve te drejtësisë”.

“Prokuroria është faktorë shumë i rëndësishëm  për luftimin e korrupsionit, por nuk mundet e vetme, nevojitet ndihma edhe shoqërisë  civile dhe medieve”.

“Qytetarët frikësohen për të  lajmëruar rastet për shkak te masave që mund të merren ndaj tyre apo humbjes se vendeve të punës”, ka thënë Hajdari./lajmi.net)

YouTube player