Sipas Tuttosport, gjiganti gjerman është tejet i interesuar për transferimin e uruguaianit, transmeton lajmi.net.
Bentacur ka rigjetur formën këtë edicion duke marrë parasysh gabimet e bëra më herët.
23-vjeçari do jetë në treg nga Juventusi, skuadër që synon ta përforcojë mesfushën.
Thuhet se “Bianconerët” kërkojnë Goretzkan si pjesë shkëmbimi.
E ardhmja e gjermanit është e dyshimtë, meqenëse kontrata e 26-vjeçarit i skadon në vitin 2022.
Këtë edicion, Goretzka ka realizuar shtatë gola dhe dhuruar nëntë asistime në 27 ndeshje brenda këtij edicioni./Lajmi.net/