Projekti i “San Siro” ndalet derisa Inter të qartësojë të ardhmen e klubit

Giuseppe Sala ka konfirmuar se nuk do ketë projekt të ri të "San Siro", derisa Inter të konfirmojë të ardhmen e klubit.

Sport

18/03/2021 17:21

Inter dhe Milan kanë plane për stadiumin “San Siro”, që ndryshe njihet si “Giuseppe Meazza”, përcjellë lajmi.net.

Por, majori i Milanit, Sala ka konfirmuar se projekti tani është ndalur dhe nuk do rinis derisa Inter të vendos për të ardhmen e klubit.

“Mendoj se derisa Inter të qartësojë fatin e saj, gjërat duhet domosdoshmërish të jenë të forta për ne”.

“Dua ta them qartë për njerëzit në Milan se nuk jemi duke folur vetëm për stadiumin, por projekt në të cilin gjysma e investimeve do jenë në stadium dhe gjysma tjetër për të ardhmen e vendit”.

“Nënkupton që do jenë pesë ose gjashtë vite punë. Kam biseduar me respekt me Zhang, por ata duhet të qartësojnë të ardhmen e klubit, deri atëherë është logjike të ndalet”, tha ai./Lajmi.net/