Projekti i përbashkët i Toyota dhe BMW është duke u finalizuar

Projekti i përbashkët që ishte paralajmëruar nga Toyota dhe BMW është duke shkuar drejt finalizimit.

Auto & Tek

09/11/2014 16:46

Vitin e kaluar Toyota dhe BMW kishin njoftuar se do t’i kombinojnë forcat e tyre për të krijuar një projekt të ri të veturës sportive.

I përfolur të jetë një model Supra për Toyota dhe një Z7 për BMW, projekti filloi si një studim teknik prapa në janar të vitit 2013, transmeton Lajmi.net.

Por, sipas Bloomberg, ky studim tani është kompletuar me sukses. Pra, çfarë pritet? BMW thotë se programi ka kaluar në fazën e konceptit dhe është duke shkuar sipas planit.

Për çdo risi ndaj këtij projekti do të njoftoheni menjëherë. Qëndroni gjithmonë në kontakt me Lajmi.net.