Projektet e suksesshme mes meshkujve të estradës, ‘çelësi’ i miliona klikimeve në YouTube

Estrada shqiptare është e stërmbushur me talentë të cilët nuk po ndalojnë asnjëherë së arrituri suksese.

ShowBiz

12/07/2018 14:54

E bashkimi i ideve mes tyre për të nxjerrë një super ‘hit’ asnjëherë nuk ka munguar dhe po vazhdon akoma të jetë i pranishëm, shkruan lajmi.net

Getoar Selimi, Majk, Ledri Vula, Flori Mumajesi, Labinot Tahiri, 2Ton janë vetëm disa prej këngëtarëve meshkuj të cilët kanë sjell super hite këtë vit.

Mirëpo ajo çfarë bie në sy është fakti se duetet mes meshkujve në estradë sa vijnë e rriten duke i ‘lënë  anash’ ato me femrat.

Kombinimi i dy zërave të ndryshëm meshkujsh duket se po cilësohet si ‘çelësi’ i miliona klikimve në Youtube.

Në vazhdim ju sjellim 11 prej tyre të cilat kanë rezultuar me sukses të madh në Youtube:

1.Para një muaji Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi e kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët me titull ‘Dashni me raki’, këngë kjo e cila u klikua 23 milionë herë në Youtube.

YouTube player

2.Dueti tjetër i Getit është sërish me një mashkull, ‘Paris- Milano’ me Majk gëzon më shumë se 7 milion klikime në kanalin zyrtar të tyre.

YouTube player

3.Ledri Vula vjen me një super hit në bashkëpunim me Lyricalson, këngë kjo poashtu e klikuar shumë. ‘Princess Diana’ ka marrë 15 milionë klikime.

YouTube player

4.Ledri Vula sërish erdhi këtë verë me një duet, me një mashkull tjetër e që është Buta. Kënga e tyre ‘Merri merri’ u klikua më shumë se 8 milion herë.

YouTube player

5.Alban Skenderaj në duet me Young Zerkën, kënga ‘Dejavu’ rezultoi poashtu me sukses të madh.

YouTube player

6.Noizy ka zgjedhur një reper të huaj Raf Camona për ta nxjerrë një duet të suksesshëm, këngën e cila u klikua 17 milionë herë.

YouTube player

7.Labinot Tahiri ishte mysafit në këngën e 2Ton. ‘Zemra jem’ u pëlqye poashtu nga publiku shqiptar, një bashkëpunim tjetër ky mes meshkujve të estradës.

YouTube player

8.Bes Kallaku dhe Ermal Fejzullahu kanë marrë poashtu klikime të shuma në Youtube me këngën ‘Daja’.

YouTube player

9.Adrian Gaxha në duet me Onatin patën sukses me këngën ‘Lujmi krejt’ e cila u klikua 14 milionë herë.

YouTube player

10.Capital T ka qenë mysafir në këngën ‘Take a shot’ të Granit Dergurit.

YouTube player

11. Fero dhe Sparksi dy meshkuj në një këngë poashtu të suksesshme dhe me shumë klikime në Youtube.

YouTube player

Për dallim nga 11 duetet mes meshkujve janë vetëm 3 ku janë bashkaur idetë e të dy gjinive dhe kanë pasur sukses të madh këtë verë.

1.’Mike’ nga Elvana Gjata, John Shahu dhe Ledri Vula me më shumë se 7 milion klikime në Youtube.

2.Luana Vjollca – Bujar Qamili ‘ Mi dhe flakë mallit tim’ me më shumë se 6 milion.

3.Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, kënga ‘Çika çika’

Gjatë kësaj analize, po del se projektet mes meshkujve po dalin të jenë në ‘trend’ viteve të fundit dhe ato me femrat janë në ‘zhdukje’./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player
YouTube player

A.A