Profesori universitar, Dashnor Nebija diagnostifikohet me kancer, kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Dashnor Nebija është diagnostikuar me kancer dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Familja e tij ka bërë apel për ndihmë për të mbuluar kostot e trajtimit jashtë vendit të cilat janë të papërballueshme për ta. Mjekët kanë rekomanduar trajtim specialisitik jashtë vendit pasi profesori, Dashnor Nebija u diagnostifikua…

Lajme

21/02/2025 16:06

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Dashnor Nebija është diagnostikuar me kancer dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Familja e tij ka bërë apel për ndihmë për të mbuluar kostot e trajtimit jashtë vendit të cilat janë të papërballueshme për ta.

Mjekët kanë rekomanduar trajtim specialisitik jashtë vendit pasi profesori, Dashnor Nebija u diagnostifikua me kancer të palcës së eshtrave.

Ai mban pozitën e profesorit të lëndës “Kimi Farmaceutike”, në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës.

Për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit të lartë universitar.

Për të mbështetur trajtimin e tij, është krijuar një llogari bankare ku mund të bëhen donacionet.