‘Profesori i O sa mirë’ bëhet me vajzë
Aktori shqiptar nga Maqedonia, Luran Ahmeti dhe partnerja e tij, kanë pritur në jetë një vajzë.
ShowBiz
I njohur së fundmi për rolin e profesorit të historisë në serialin “O Sa Mirë”, Lurani gëzimin e tij e ka ndarë me ndjekësit në Instagram duke publikuar një fotografi të tij me foshnjën në duar.
“Jetë e re, jeta ime”, shkruan në postim.
Ndryshe, krahas roleve të shumta në karrierën e tij, Luran Ahmeti ka luajtur edhe në serialin e suksesshëm turk “Muhtesem Yuzyil”, si edhe në filmin hollivudian “Taken 2”