Profesori britanik, gazetarit serb: UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë
Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë. Në një pyetje të gazetarit serb, i cili iu referua UÇK-së si “terroriste”, britaniku ritheksoi: “Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se…
Lajme
Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë.
Në një pyetje të gazetarit serb, i cili iu referua UÇK-së si “terroriste”, britaniku ritheksoi:
“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, e pyeti gazetari serb.
“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri”, iu përgjigj Pettifer.
“Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, theksoi ai në intervistën për RTS-në.
Pas takimit së Richard Holbrooke me përfaqësues të UÇK-së, ai thotë se “padyshim që ndodhi një ndryshim i madh në politikë”.