Profesori Bajram Kosumi ka promovuar librin e tij “Enciklopedia Imagjinare”

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri më i ri i profesorit Bajram Kosumi. Libri më i ri i tij ka 771 faqe. E duke pasur parasysh që post romani i profesorit universitar Bajram Kosumi “Enciklopedia Imagjinare” është voluminoz për nga përmbajtja, frika që lexuesit mund të hezitojnë në leximin e tij ekziston.…

ShowBiz

13/02/2024 21:33

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri më i ri i profesorit Bajram Kosumi.

Libri më i ri i tij ka 771 faqe.

E duke pasur parasysh që post romani i profesorit universitar Bajram Kosumi “Enciklopedia Imagjinare” është voluminoz për nga përmbajtja, frika që lexuesit mund të hezitojnë në leximin e tij ekziston.

Megjithëkëtë autori i kësaj vepre në ditën e promovimit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka një mesazh.  

“Lexoni vetëm 50 faqet e para edhe nuk keni me mujt me u ndalë duke e lexu”, tha Kosumi.

Ai tregoi më shumë rreth përmbajtjes së librit.

E sipas profesorit të letërsisë shqipe, Agim Vinca për këtë vepër duhet të bëhen më shumë se promovime.

Edhe profesori i letërsisë, Mexhan Avdyli, që ishte ndër lexuesit e parë të këtij post romani tregoi se i mbeti mendja te libri.

Kolegu i tyre, Ag Apolloni që ishte folësi i tretë në këtë promovim shfrytëzoi foltoren për të ironizuar me të zgjedhurit e popullit.

Për të gjithë të interesuarit, autori tregoi vendin ku mund të blihet libri.