“Profesor Kraki”: Kosova ka kaluar nga shtet bandit në shtet serioz

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të fortë në rrjete sociale, duke përdorur gjuhë të ashpër për të përshkruar transformimin e shtetit të Kosovës. Duke shpërndarë një postim të ministrit të Financave, Hekuran Murati, Kraki tha se vendi ka kaluar nga “shtet bandit” në një “shtet serioz”, duke e…

Lajme

17/07/2025 17:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të fortë në rrjete sociale, duke përdorur gjuhë të ashpër për të përshkruar transformimin e shtetit të Kosovës.

Duke shpërndarë një postim të ministrit të Financave, Hekuran Murati, Kraki tha se vendi ka kaluar nga “shtet bandit” në një “shtet serioz”, duke e cilësuar këtë si një ndryshim rrënjësor në funksionimin institucional të Kosovës, raporton lajmi.net

“Kur kalon nga shteti bandit në shtet serioz, ndodhin ndryshime sistemike që e forcojnë Kosovën ndërkombëtarisht”, shkroi Kraki në Facebook./Lajmi.net/