Produkte me afat të skaduar në “Viva Fresh Store”, që shiten me zbritje

Se qytetarët janë të varfëruar, të mashtruar e të keqpërdorur kjo tashmë është e ditur. E një mashtrim të hapur shpesh herë ua bën edhe një prej marketeve më të mëdha në vend “Viva Fresh Store”. Në njërën prej pikave të këtij marketi në Prishtinë janë lënë produkte ushqimore me afat të skaduar. Bëhet fjalë…

Lajme

17/04/2025 14:12

Se qytetarët janë të varfëruar, të mashtruar e të keqpërdorur kjo tashmë është e ditur.

E një mashtrim të hapur shpesh herë ua bën edhe një prej marketeve më të mëdha në vend “Viva Fresh Store”.

Në njërën prej pikave të këtij marketi në Prishtinë janë lënë produkte ushqimore me afat të skaduar.

Bëhet fjalë për disa p rodukte të ëmbla, si “Milka” të cilët thuhet t’u ketë skaduar afati më 12 mars.

Sipas qytetarëve punëtorët janë njoftuar për këtë dhe të njëjtat i kanë lënë sërish në atë raft.

E atyre madje u është vendosur edhe një çmim i zbritjes (përmes aplikacionit)./Lajmi.net/