Procesi i votimit në veri të vendit, Elshani: Nuk kishte asnjë incident – I kemi kthyer disa persona që tentuan të futen përmes rrugëve ilegale

Procesi i votimit për zgjedhjet nacionale në vend, po zhvillohet edhe në katër komunat veriore të vendit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për kallxo.com, se nuk është iniciuar ende asnjë rast për hetim deri në këto momente, “Kemi pas disa raste të verifikimeve të ndryshme që i kemi bërë,…

Lajme

28/12/2025 18:30

Procesi i votimit për zgjedhjet nacionale në vend, po zhvillohet edhe në katër komunat veriore të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për kallxo.com, se nuk është iniciuar ende asnjë rast për hetim deri në këto momente,

“Kemi pas disa raste të verifikimeve të ndryshme që i kemi bërë, si në Zubin Potok, Leposaviq, Soçanicë, edhe qytete të tjera, mirëpo nuk kemi ndonjë rast me e theksu. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KQZ-në dhe me Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se në mëngjes, disa persona kanë tentuar të futen përmes rrugëve ilegale, që është ura e Bërnjakut në veri, e që ka thënë se i kanë ndaluar.

“Janë disa masa që ne i kemi marrë, duke marrë parasysh edhe rastet e kaluara sepse këto janë zgjedhjet e treta q2ë zhvillohen në këtë vend brenda këti viti. Këtë vit më herët, kemi pas informacione që njerëz të ndryshëm po vijnë përmes rrugës ilegale, që është ura e Bërnjakut, kalojnë tek ne dhe më pas vazhdojnë në veri të vendit. Ne këtë e kemi ndaluar edhe atëherë edhe tash, kjo ka qenë arsyeja pse i kemi ndalu. Kemi pas koordinim me Policinë kufitare sepse aty janë edhe barkat, mandej edhe KFOR-in.  Nuk kemi pas rast për me ndalu dikë, ata njerëz janë kthyer nga ajo rrugë”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se në mëngjes ka pas një votim të organizuar nga sheshi Car Llazar në qendra të votimeve, por që ka thënë se ishte praktikë e bërë edhe më herët në veri, dhe për çka ka thënë se e ka njoftuar KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit por nuk kanë hapur rast.

Në lidhje me planin për mbarëvajtjen e këtij procesi, ai ka thënë se edhe veriu është pjesë e planit të përgjithshëm në nivel të Kosovës.

“Ekziston një plan i përgjithshëm në nivel të Kosovës, lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot. Mandej ne jemi pjesë e atij plani, ndoshta pak me specifika më të ndryshme për arsye se jemi zonë kufitare me Serbinë dhe kemi rrugë ilegale. Të gjitha këto rrugë janë mbuluar nga ana e Policisë kufitare dhe njësitët e KFOR-it në bashkëpunim e përbashkët që e kemi. Mandej, planifikimi për regjion të caktuar, qytete të ndryshme që janë këto, policë të ndryshëm në rroba civile, konsideroj se kemi mjaftueshëm polic në veri të vendit. Deri tani nuk ka ndodh asnjë incident, nëse ndodh ne jemi këtu për t’u përgjigjur”, ka shtuar Elshani. /Lajmi.net/ 

Video e plotë: