Procesi i Berlinit, Sveçla në Londër: Përkundër sfidave, Kosova ka shënuar sukses në forcimin e bashkëpunimit rajonal

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla po qëndron në Londër, ku me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Sveçla në një postim në Facebook shkruan se nën udhëheqjen e Shabana…

Lajme

16/10/2025 13:21

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla po qëndron në Londër, ku me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve prezantuan angazhimet në kuadër të bashkëpunimit rajonal në sektorin e sigurisë.

“Përkundër sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal me synim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.