Problemet te Real Madrid nuk ndalen, yjet e skuadrës në rrezik për El Clasico

Një problem i madh për Real Madrid është shfaqur këto ditë, pasi ata mund të jenë pa disa yje në El Clasico.

Sport

04/03/2021 13:15

MundoDeportivo raporton se rregullat e vendosura në Spanjë për COVID-19, thonë se udhëtarët nga Brazili duhet të karantinohen 10 ditë në mënyrë të obligueshme, përcjell lajmi.net.

Kështu, Casemiro, Rodrygo, Vinicius dhe Miltao do të jenë lojtarët e prekur nga kjo masë, pasi ata do të udhëtojnë për në Brazil që të luajnë ndeshjet me kombëtaren.

El Clasico do të zhvillohet më 11 prill dhe do të jetë pikërisht pas ndeshjeve ndërkombëtare, kështu që lojtarët e lartpërmendur do të luajnë në El Clasico pa u stërvitur 10 ditë.

Vetëm në qoftë se ndryshohen rregullat apo diçka e ngjashme do të ndikojnë që këto masa të mos aplikohen./Lajmi.net/