Problemet me tretjen; mos blini më ilaçe por përdorni këto receta popullore

14:14 | 18 Maj 2019

Askujt nuk i pëlqen të flasë për çështje personale sidomos për atë të kapsllëkut, por të gjithë kemi probleme të tilla herë pas here. Kapsllëku, në veçanti, mund të jetë shumë i pakëndshëm (dhe në raste të rënda, të rrezikshme.)

Nëse keni probleme në sistemin tretës hiqni dorë nga ilaçet në farmaci sepse ju zgjidhinin punë vetëm përkohësisht. Provoni këto metoda të mëposhtmë:

Blini një stol për këmbët  në tualet Disa persona (të guximshëm) vullnetarë u bënë pjesë e një studimi shkencor në të cilin shkencëtarët studiuan nëse porizcionet e uljes ndihmonin në lëvizjet e zorrëve, sipas Medical Daily. Ata gjetën se  pozicioni i mëposhtëm ndihmon për një zbrazje më të lehtë.

Hani më shumë fibra: Rrisni seriozisht marrjen e fibrave për të promovuar rregullsinë. Raportet e përditshme të Shëndetit tregojnë se njerëzit që hanë më shumë fibra kanë më pak gjasa të kenë kapsllëk. Fusni më shumë fibra në dietën tuaj si dardha, mollë, manaferra, brokoli, karrota, fasule, bollgur,  dhe fara.

Bëni joga: Një shkak i kapsllëkut është stresi, sipas Dr. Ax. Kur jeni të stresuar, prodhimi i hormoneve dhe transmetuesve ndryshon, dhe ky ndryshim mund të shkaktojë probleme me tensionin dhe inflamacionin e muskujve. Joga ju ndihmon për relaksimin psikologjik dhe fizik.