Probleme tjera te Reali, dëmtohet Kroos

Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Toni Kroos.

Sport

03/08/2021 18:22

Gjermani është diagnostikuar me dëmtim në ije, transmeton lajmi.net.

Reali këtë e konfirmoi përmes një komunikate:

“Pas testeve të bëra në lojtarin tonë Toni Kroos, iu diagnostikua me dëmtim në ije”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, te Reali momentalisht me COVID-19 janë edhe Alvaro Odrizola, David Alaba dhe Karim Benzema./Lajmi.net/