Probleme për Pirlon, Cuadrado mungon ndaj Portos

Andrea Pirlo do të duhet të mos llogarisë në Juan Cuadradon në ndeshjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Sport

15/02/2021 08:26

Juventusi do të udhëtojë në Stadio Dragao në Portugali për tu përballur me Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Por, sipas “Tuttosport.com”, Juan Cuadrado do të mbetet jashtë kësaj sfide.

Cuadrado kishte marrë një goditje në ndeshjen ndaj Napolit në Serie A dhe ka një problem muskulor.

Kolumbiani ishte zëvendësuar pas një problemi muskulor në këmbën e djathtë dhe do ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por sipas artikullit sipas të gjitha gjasave ai do të kapërcejë sfidën e Portos.

Cuadrado mund ta humbë edhe ndeshjen nda Crotones, varësisht nga shkalla e lëndimit./Lajmi.net/