Probleme për Man City, Haaland në dyshime për ndeshjen ndaj Arsenalit

Manchester City ka marrë një lajm aspak të mirë. Trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola zbuloi se Haaland mori një goditje në pjesën e parë ndaj Aston Villa dhe u hoq si masë paraprake. Kjo vije në prag të ndeshjes së kampionit në fuqi, Man City me liderin aktual të Premier Ligës, Arsenalit. Pas ndeshjes së…

Sport

13/02/2023 09:17

Manchester City ka marrë një lajm aspak të mirë.

Trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola zbuloi se Haaland mori një goditje në pjesën e parë ndaj Aston Villa dhe u hoq si masë paraprake.

Kjo vije në prag të ndeshjes së kampionit në fuqi, Man City me liderin aktual të Premier Ligës, Arsenalit.

Pas ndeshjes së mbrëmshme ishte Pep që tregoi që është në dyshime për ndeshjen e radhës.

“Erling ka një goditje dhe ne do të shohim”, tha fillimisht Guardiola.

“Ne do ta vlerësojmë atë në ditët në vijim për të parë se sa e rëndë është.

Shpresojmë që ai të jetë gati [për ndeshjen e Arsenalit të mërkurën], por do të shohim”, përfundoi trajneri.

Kujtojmë që ndeshja Arsenal – Man City zhvillohet më 15 shkurt (e mërkurë) nga ora 20:30./Lajmi.net/