Probleme për Dortmundin para ndeshjes me Bayernin, Reyna, Sancho dhe Guerreiro nuk kanë udhëtuar me skuadrën
Borussia Dortmund do të udhëtojë në Munich për tu përballur me Bayern Munichun në kaudër të xhiros së 24-të të Bundesligës.
Sport
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të përballen në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës, transmeton lajmi.net.
Kjo pritet të jetë një sfidë e madhe për Bayernin, duke llogaritur në cilësinë dhe talentin e lojtarëve të Dortmundit.
Por, sipas gazetarit gjerman i cili angazhohet tek “Goal Deutchland”, Ronan Murphy, Dortmundi do të jetë i penalizuar nga mungesa të mëdha.
Sipas gazetarit, Jadon Sancho, Giovanni Reyna dhe Raphael Guerreiro nuk kanë udhëtuar me skuadrën dhe nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten ndaj Bayernit.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 18:30, Bayern qëndron në vendin e parë me 52 pikë, ndërsa Dortmund mban pozitën e pestë me 39 pikë./Lajmi.net/
Jadon Sancho, Gio Reyna, and Raphael Guerreiro have not travelled to Munich for #DerKlassiker. #BVB #FCBayern
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) March 5, 2021