Probleme në Marseille
Napoli mposhti Olympique Marseillen 2-1 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin F të Ligës së Kampionëve, por para se të fillojë ndeshja, tifozët e skuadrës italiane treguan se kishin ardhur edhe për diqka tjetër, të krijojnë i tollovi në qytetin francez. Në duelin kaluar kundër Arsenalit, përkrahësit e Napolit e bënë për spital…
Sport
Napoli mposhti Olympique Marseillen 2-1 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin F të Ligës së Kampionëve, por para se të fillojë ndeshja, tifozët e skuadrës italiane treguan se kishin ardhur edhe për diqka tjetër, të krijojnë i tollovi në qytetin francez.
Në duelin kaluar kundër Arsenalit, përkrahësit e Napolit e bënë për spital një shitës kurse demoluan dyqane të ndryshme në Londër. Pothuajse njësoj tentuan të bëjnë edhe në Marseille, por për t’i ndalur në rrugë doli policia.
Sipas medieve italiane nga përleshjet pati të lënduar por edhe të arrestuar. Napoli fitoi falë golave nga Jose Callejon dhe zëvendësuesi Duvan Zapata.
Me këtë fitore, Napoli ka gjashtë pikë, njësoj sikurse Arsenal dhe Borussia Dortmund derisa Marseille pësoi disfatën e tretë të njëpasnjëshme.