Probleme muskulore për Sanchez, në dyshime ndaj Napolit

Pas lëndimeve të De Vrij, Dzeko dhe Bastonit, Inter duhet të shoh situatën e sulmuesit Alexis Sanchez.

Sport

17/11/2021 11:02

Sanchez pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Kilit ndaj Ekuadorit, transmeton lajmi.net.

Ish ylli i Barcelonës pësoi problem muskulor në kofshën e djathtë dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 37-të.

Testet e radhës do realizohen këtë javë, por nga mediat italiane raportojnë se ndeshja e radhës ndaj Napolit do jetë në dyshim.

Ky është lëndimi i radhës për Sanchez, i cili që prej transferimit te Inter, ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme dhe mundësia e largimit në verë është vërtet reale./Lajmi.net/