Probleme me peshën? “Dieta Keto” është zgjidhja më e lehtë për të humbur kalori

Ka shumë mënyra se si të humbisni peshë me dieta të ndryshme, por ndoshta jeni të lodhur nga tentimet e shumta të cilat nuk kishin sukses.

Lifestyle

16/01/2020 17:11

Kompania LighterLife mendon që dieta keto është më e suksesshme dhe më e lehtë. Gjithashtu ndiheni më pak të uritur, kaloritë i merr nga proteinat dhe vjami e jo nga karbohidratet. Kjo mënyrë ndihmon në humbjen e peshës më shpejt dhe ka përfitime të shëndetshme, raporton “Daily Star” , transmeton lajmi.net.

Qka është Ketosis?

Ketosis apo djegja e zonave ku gjindet vjami, është proces i cili ndodh gjatë reduktimit të karbohidrateve 30 deri në 50 gram në ditë.

Nëse ushqeheni më pak se zakonisht ju ndihmon që të humbni peshë më lehtë, ndërsa të ushqyerit më shumë se zakonisht mundëson që të fitoni më shumë peshë.

Përfitimet e Keto dietës

Duke u bazuar LighterLife ,”keto dieta” ka përfitime të shumta:

Nuk ndiheni në faj fizikisht – Kur je në “keto dietë” nuk ndiheni i uritur në kokën tuaj

Humbja e peshës më shpejt – Duke u bazuar në LighterLife humbja e peshës është më e shpejtë se dietat tjera.

Siguria, proces natyral – Rezultatet tregojnë që “ketosis” është dietë normale, mbrojtëse e cila është evoluar për të siguruar një “furnizim të sigurt të karburantit në trurin tonë kur ushqimi është i pakët”,gjithashtu ruan në mënyrë aktive muskujt, me yndyrën që përbën pjesën më të madhe të humbjes së peshës, dhe përmirëson gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien.

Dobishme për shëndetin – Hulumtimi gjithashtu sugjeron që dietat “keto” kanë potencial për të menaxhuar kushtet shëndetësore nga sindroma e vezores polycistic deri tek aknet dhe çrregullimet neurologjike./Lajmi.net/