Prizren: Dyshohet se tentoi ta vrasë veten duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë, 38-vjeçari në rrezik për jetën
Një 38-vjeqar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin Landovicë të Prizrenit. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi. Bytyqi tha se viktima N.G pësoi lëndime të rënda trupore dhe…
Lajme
Një 38-vjeqar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.
Bytyqi tha se viktima N.G pësoi lëndime të rënda trupore dhe ende gjendet në rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10.
“Patrulla ju ka përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje është njoftuar se personi N. G., Mashkull i lindur me 1986, dyshohet se me qëllim që ti jap fund jetës së tij, apo rastësisht është hedhur apo ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke i shkaktuar vetës lëndime të rënda trupore”, ka thënë Bytyqi.
Tutje të njëjtit në vendngjarje i është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët e Qendrës Emergjente dhe me pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. I lënduari, ku sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën.
“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i eshte përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve”, thotë ai.
Ndërkaq lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës. /Lajmi.net/