Prizren: Bëri thirrje për kryengritje të armatosur në facebook, arrestohet
Dje në Prizren një person në facebook kishte shkruar një postim kërcënues duke bërë thirrje në kryengritje të armatosur duke aluduar në protestën që do të mbahet sot e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme
Personi i cili kishte postuar në facebook më vonë ishte arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në rrjetin social “Facebook” ka publikuar postim kërcënues me thirrje në kryengritje të armatosur, duke aluduar në protestën e 01.09.2016 në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit janë bastis shtëpia dhe objektet përcjellëse por nuk është gjet asgjë e dyshimtë ndërsa i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /lajmi.net